MENU
klinika

Detajet

PD ndez ‘motorët’ për protesta dhe zgjedhje, udhëzimi

27.01.2019 - 14:14

Partia Demokratike ka ndezur motorët edhe për zgjedhjet lokale, krahas organizimit të protestave.

Objektivi është i qartë krijimi i një qeverie tranzitore për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një udhëzim të shpërndarë për deputetët dhe anëtarët e kryesisë nga kryetari Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi kërkohet fillimi i punës për ngritjen e shtabeve elektorale në çdo degë lokale.

Udhëzimi thotë që duhet të nisë puna për identifikimin e personave që do të jenë në shtabet elektorale në zbatim të vendimit të kryesisë.

PD-Basha-konica.al

Në të njëjtën linjë me këtë udhëzim është dhe vendimi i kryesisë për identifikimin dhe thirrjen e të gjithë atyre personave që kanë kontribuuar për partinë demokratike nga viti 1991 qofshin ato ish-deputetë apo ish-kryetarë bashkish.

Po ashtu kërkohet që të merren masa për takime të kryetarit të partisë demokratike Lulzim Basha në rrethe si përgjegjësi kryesor për të organizuar të gjitha strukturat e partisë.