MENU
klinika

Servilimi ndaj Perëndimit

Përplasen ashpër Vuçiç dhe Putin

02.01.2019 - 12:55

Politikani serb, Vuk Jeremiç, ka thënë se Serbia ka mbështetjen e Rusisë, megjithatë, sipas tij, raportet ndërmjet Vladimir Putinit dhe Aleksander Vuçiçit nuk janë aspak të mira shkaku i “servilimit” ndaj Perëndimit.

Jeremiç ka thënë se edhe përkundër kësaj mbështetje të Rusisë, Putini e përçmon Vuçiçin.

E përditshmja serbe Danas shkruan se, sa i përket Qeverisë së Serbisë që udhëhiqet nga Ana Brnabiç, ai ka thënë se është “totalisht servile ndaj Perëndimit”, dhe se një qëndrim i tillë është hipokrit dhe i pandershëm ndaj Rusisë pavarësisht mbështetjes së Moskës për Beogradin.

Kjo është arsyeja se pse Putin është konfrontuar personalisht me Vuçiqin”, ka shtuar politikani serb.

Ai ndër të tjera ka thënë se Vuçiç është i gatshëm të pranojë çfarëdo marrëveshje për Kosovën, vetëm për të qëndruar në pushtet.

Jeremiç thotë se lejimi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB, do të jetë një tradhti që do ta bëjë Vuçiç. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!