Dy grupe kriminale me 3 makina u përplasën me armë zjarri me njër-tjetrin në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi më 27 shkurt të vitit të shkuar pranë Kishës Ortodokse, ku nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur 3 persona.
Në makinën tip ‘Fiat’ kanë qenë Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj, te fuoristrada ka qenë Gazmend Canaj me dy persona të tjerë, ndërsa në ngjarje u përfshi edhe një makinë tip ‘Benz’.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë nga ku duken 7 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri.
Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj kanë deklaruar se fillimisht ka qenë mjeti tip ‘Benz’ që i ka prerë rrugën ‘Fiatit’ ku po udhëtonin te Kisha Ortodoske.
Drejtuesi i automjetit tip ‘Fiat’ ka bërë indietro duke tentuar që të largohet, por më pas ka ardhur fuoristrada ku ka qenë Gazmend Canaj dhe dy personat e tjerë.
Taulant Beqiraj i përfshirë në atentat konsiderohet dhe si “Problematiku i Vlorës”, i cili ka qenë shpesheherë në vëmendjen e drejtësisë, dhe historia e tij me gjykatat është e hershme por ka arritur t’i shpëtojë burgut.
Më poshtë gjeni edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë nga momenti i përplasjes me armë të tre grupeve të cilat anë siguruar nga ReportTv.