MENU
klinika

Kultura Botërore

Përse themi që muzika është “klasike”?

25.01.2019 - 14:28

Muzikë gjeniale, muzikë serioze, muzika e madhe… shpesh në të përditshmen tonë dëgjojmë shprehjen “muzikë klasike”. Përse? Mjaftojnë tri tregues: letërsi, Bethoven dhe strategji.

Nga Falla, Shopeni, Bethoveni, Brahmsi, Bahu, Moxarti… edhe pse u përkasin epokave të ndryshme muzikore, themi se ata janë kompozitorë të muzikës klasike.

As Bahu, as Haydni, apo ndonjë kompozitor tjetër nuk prezantoheshin si muzikantë “klasikë”! Kjo ishte evidente, gjithsesi kjo shprehi përdoret kaq rëndom, sa harrojmë se si e ka pushtuar gradualisht gjuhën tonë dhe atë çfarë ajo zbulon nga koncepti i repertorit tonë.

Klasike nuk është klasicizmi

Ka muzikë klasike në kuptimin e ngushtë, në muzikologji, dhe muzikë klasike në kuptimin e gjerë. Për një muzikolog, termi “klasik” vlen për një periudhë specifike në historinë e muzikës: atë të Haydnit, Moxartit dhe Bethovenit.

Joseph Haydn (1732-1802) dhe Wolfgang Amadeus Moxart (1756-1791) janë dy përfaqësuesit kryesorë të klasicizmit vienez.

Nga ana tjetër, kur përdorim termin “muzikë klasike” në bisedat tona të përditshme, gjithashtu i referohemi jo vetëm një kantate të Bahut, por edhe një opere të Donizetit… me pak fjalë, flasim për gjithë trashëgiminë muzikore “dijetare”.

Një muze imagjinar

Pra “muzika klasike” është një koncept, një koncept që muzikologu britanik Nicholas Cook e përshkruan si një “muze muzikor imagjinar”, në të cilin veprat më të mëdha dhe kompozitorët më të mëdhenj të historisë sonë perëndimore qëndrojnë krah për krah dhe të cilëve ne u referohemi me uniken dhe të vetmin element të gjuhës.

Por ndërkohë që shumë nga veprat e këtij “muzeu imagjinar” janë kompozuar për ngjarje të veçanta (mesha, ceremoni mbretërore…), pa ndonjë pritje për brezat e ardhshëm, si lindi ideja e një trashëgimie muzikore?

Sipas Nicholas Cook, ne kemi trashëguar të famshmin Ludvig van Bethoven. Sepse ai ishte i pari që shkroi për brezat që do të vinin, madje parashikoi se veprat e tij mund t’i mbijetonin atij dhe të përshkonin shekujt.

“Do t’u pëlqejë më vonë”, – u përgjigjej Ludvig van Bethoven atyre që i kritikonin muzikën.

Kultura e shoqërisë elitë

Të flasësh për “muzikë klasike” do të thotë t’i referohemi trashëgimisë sonë muzikore, por jo vetëm. “Klasikja” gjithashtu është një praktikë socio-kulturore, një shënues social. Vajtja në teatër, në opera, apo ndjekja e mësime në konservator, shpeshherë është perceptuar si veprim i një shoqërie elitë.

Një etiketim borgjez, të cilin sallat, muzikantët dhe mediat e specializuara vijojnë të luftojnë për ta hequr qafe dhe, fatkeqësisht, nuk daton nga e djeshmja…

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, muzika përjetoi fazën e parë të “demokratizimit”, falë, ndër të tjera, hapjes së sallave të mëdha publike (teatro, opera…), ku edhe po përballet me një numër të madh vizitorësh. Është gjithashtu dhe sidomos e drejta e një klase shoqërore në shpërthim të plotë: borgjezia.

Fjala e duhur

Deri kohët e fundit, gati pesëdhjetë vjet, fjalori ende e tradhëtonte këtë hierarki zhanresh: flitej për muzikë “muzikë të madhe” ose “dijetare”, dy shprehje që në ditët e sotme duken të vjetruara…

Pse mbizotëroi termi “klasik”? Ndoshta, vetëm e vetëm për t’u shkëputur nga ky elitizëm. Për industrinë muzikore, në nga gjysma e dytë e shekullit të njëzet njohu një përhapje të gjerë, me shpikjen e diskut dhe më vonë me revolucionin dixhital, për mediat, propozimi i dëgjimit ose blerjes së muzikës “dijetare” mund të shpalosej si shumë e përjashtueshme, shumë e copëtueshme.

Për më tepër, janë po këto shtëpi diskografike, shpërndarës, radio dhe televizione që shpesh janë përgjegjës për promovimin e zhanreve të tjera muzikore.

Nuk do ishte e hijshme që ato të paraqiteshin si më pak të kualifikuara ose më pak të rëndësishme. Mirëpo, shpesh kufiri ndarës mes muzikës klasike, muzikës tradicionale, muzikës bashkëkohore ose muzikës së filmit është tejet i hollë…

 Klasikja vs Popullore

Përdorur në çdo formë të shprehjes artistike (muzikë, pikturë, arkitekturë, letërsi…), mbiemri “klasik” të shtyn drejt të njëjtës ide: asaj jo-bashkëkohore.

Në të vërtetë, kështu është, muzika klasike ka të bëjë me: veprat e përjetshme, në krahasim me ato që mbeten të lidhura me një epokë të caktuar (për shembull, kënga e trubadurëve, por edhe rroku britanik i viteve gjashtëdhjetë). Vepra që transmetohen me shkrim, përmes partiturave dhe që kërkojnë dëgjim të vëmendshëm (rrallë mund të ndodhë të kërcesh apo të këndosh gjatë një koncerti “klasik”).

Nga letërsia tek muzika

Fillimisht, termi “klasik” përdorej për letërsinë. Kur u shfaq për herë të parë në fjalorin e Akademisë Franceze në vitin 1694, ai emërtonte dhe përcaktonte ekskluzivisht si vijon: “një autor i lashtë mjaft i njohur dhe që ka kompetencë në fushën që ai trajton”.

Nëse fillimisht si “klasikë” u konsideruan vetëm mendimtarët e mëdhenj të antikitetit, si Aristoteli dhe Platoni, përgjatë shekujve termi u përhap tek të gjithë autorët e mëdhenj të studiuar në shkolla dhe të konsideruar si shembullorë, si Bodëleri, Kamyja, Hygoi, Mopasani, Selini, Dyras… dhe duke lejuar cilësimin e këtyre të mëdhenjve të letrave, më pas mbiemri u shtri edhe në Panteonin e kompozitorëve të mëdhenj.

 Nën Perandorinë Romake, një “klasik” ishte një qytetar i shoqërisë së lartë, i rangut të parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”