MENU

Kundërshton SHBA-në

Erdogan-SHBA-së: Nuk garantojmë sigurinë e kurdëve

09.01.2019 - 10:38

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA Xhon Bolton bëri “një gabim serioz” duke u thënë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga Siria vetëm nëse Turqia premton të mos sulmojë aleatët e saj kurdë atje, tha të martën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Vërejtjet e Boltonit në Izrael nuk janë të pranueshme. Nuk është e mundur për mua ta gëlltis këtë”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në parlament. “Bolton bëri një gabim serioz, nëse ai mendon në këtë mënyrë, ne nuk do të bëjmë kompromis.”

E gjithë kjo vjen pasi SHBA ka dërguar mesazhe të ashpra lidhur me Sirinë dhe sinjalizon tension të mëtejshëm në marrëdhëniet SHBA-Turqi. Presidenti Donald Trump njoftoi në fund të muajit të kaluar se SHBA kishin mundur ISIS në Siri dhe po tërhiqte 2.000 trupat e saj jashtë vendit.

Por Bolton, i cili aktualisht është në një udhëtim katër-ditor në Izrael dhe Turqi, tha gjatë fundjavës se tërheqja ishte e kushtëzuar nga parandalimi i ISIS-it nga ringjallja dhe sigurimi i garancive nga tuqit për luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA në Siri.

Dhe burimet e Shtëpisë së Bardhë thonë se Presidenti vetë pajtohet me Boltonin.

Kushtet e reja të SHBA-së, pesë prej të cilave Bolton i paraqiti Erdoganit, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, së bashku me kërkesat fizike të një tërheqjeje, do të thotë se prania e SHBA mund të zgjatet pafundësisht.

“Ne nuk mendojmë se turqit duhet të ndërmarrin veprime ushtarake që nuk janë plotësisht të koordinuara dhe të pranuara nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që ata të mos rrezikojnë trupat ton” u tha Bolton gazetarëve të dielën në Jeruzalem, raportoi Reuters.

Turqia i konsideron disa grupe kurde, duke përfshirë Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, të njohur edhe si YPG, se janë organizata terroriste.

Njoftimi i Sirisë i dorëzoi fitoret Rusisë dhe Iranit, tradhtoi aleatët kurdë, minoi Izraelin, i tmerroi ligjvënësit dhe shkaktoi dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes James Mattis dhe zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit përgjegjës për fushatën anti-ISIS.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i konfliktit shtatëvjeçar?

Erdogan: Do ta pastrojmë Sirinë nga kurdët dhe IS

Albert Çaçi

Kurdët përsëri vetëm