MENU
klinika

Mosdekretimi i Cakajt

Përshëndeti vendimin e Metës/ Rama i përgjigjet Edita Tahirit

10.01.2019 - 15:32

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur ish kryenegociatores së bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri e cila përshëndeti mos dekretimin e Gent Cakajt.

“Ah edhe Edita Tahiri, bashkuar me ca qyqarë që salutojnë vendimin e vizionarit IM! Ah çfarë llumi mllefi e terri që “vizionarët”e kësaj kategorie e jashtëqesin si lumë dashurie për kombin! Genti e dashur Edita i meriton sulmet tuaja aq sa këta “vizionarë” emrin njeri! Po ti xhan?”

edita-tahiri-konica.al

Më herët ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka përshëndetur vendimin e presidentit Meta.

Ajo e quajti vizionar dhe kombëtar vendimin e Metës.

“E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, shkruan ajo.