MENU
klinika

Dhuna në Kuvend

‘Personalisht isha viktimë e Gruevskit’

05.01.2019 - 11:35

Ministrja e Mbrojtjes së Maqesodnisë, Radmilla Sheqerinska, tha se personalisht ka qenë viktimë e Nikolla Gruevskit dhe se e mbështet Ligjin për Amnisti.

Sheqerinska tha se asnjë ndyshim nuk është i lehtë.

Së bashku me shumë qytetarë ishim në rrugë dhe arritëm të fitonim me një stilolaps. Disa me gjak, por shumica me një stilolaps. Ne mendojmë se kemi të drejtën morale për të thënë ‘po’ për amnisti lidhur me 27 prillin, në të cilën nuk do të përshihen dhunuesit dhe organizatorët. Asnjë ndryshim nuk është i lehtë ose pa dhimbje. Por ne konsiderojmë se amnistia për një pjesë të caktuar të pjesëmarrësve më 27 prill është çmimi që ne do të paguajmë për të, por është për një qëllime më të larta, integrimet evropiane”, tha Sheqerinska.

Ajo gjithashtu tha se personalisht është viktimë e drejtpërdrejtë e Gruevski.

Unë jam me padurim, por ndonjëherë drejtësia është e ngadaltë”, tha ajo.

Për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Sheqerinska beson se opozita nuk dëshiron të matë forcat në zgjedhje dhe se është e mundur që të kërkojë një mundësi nëpërmjet bojkotit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN