MENU
klinika

FA Cup

Pesë fitore radhazi, United kalon turin

05.01.2019 - 16:17

Manchester United ka regjistruar fitoren e pestë radhazi nën drejtimin e trajnerit Solskjaer, duke bërë që vendimi për shkarkimin e Mourinho-s të jetë i drejtë. United ka mposhtur Reading në “Old Trafford” me rezultat të pastër 2-0 në kuadër të rundit të tretë në FA Cup.

Ole Gunnar Solskjaer nuk di se çfarë është humbja ose barazimi, në pesë ndeshjet e para ka marrë vetëm fitore. Norvegjezi po e kryen detyrën e trajnerit mjaft mirë deri më tani, pasi zuri vendin e të shkarkuarit, Jose Mourinhos, në fillim të muajit dhjetor.

Golin e parë e shënoi Juan Mata në minutën e 22’ nga pika e penalltisë, kurse për 2-0 dhe rezultatin final u kujdes Romelu Lukaku, i cili e kaloi me lehtësi portierin kundërshtar dhe më pas e dërgoi topin në golin e zbrazët në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë nuk kishte gola, mirëpo “Djajtë e Kuq” ishin të sigurt gjatë lojës dhe mbajtën golin e paprekur deri në fund. United tani kalon në fazën tjetër të garës së FA Cup dhe pret kundërshtarin e radhës pas hedhjes së shortit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN