Plagoset me armë zjarri bariu në Piqeras të Sarandës. Level Hoxha 60 vjec, me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës, prej vitesh banor në Piqeras, bari me bagëti të imta në këtë fshat, është transportuar mesditën e së hënës për në spitalin e Sarandës pas dy plagëve të shkaktuara me armë zjarri, një në kofshë e tjetri në krah.
Pas ndihmës së parë për shkak se plumbi dyshohet të ketë prekur kockën bluzat e bardha të Sarandës bënë transportimin e tij drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje. Dyshohet të ketë qenë një konflikt barinjsh për kullotat. Bariu 60 vjecar mësohet të ketë thënë se : “nuk pashë se kush më qëlloi. M’u duk se ishte plumb qorr. Nuk kam konflikt me asnjë.”