MENU
klinika

Mallakastër

Plagosi bashkëshorten me thikë, kapet 56-vjeçari pas 10-muajsh

05.01.2019 - 11:24

Policia e Mallakastrës kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për plagosjen e bashkëshortes së tij rreth 10 muaj më parë.

Në pranga u vu shtetasi me iniciale B.Z, 56 vjeç, banues në fshatin Visokë.

arrestim-konica.al

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 16.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi B.Z, në muajin Mars 2018 për motive të dobëta ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen L.Z.