MENU
klinika

Detajet

Plagosja në Vlorë/ Si u plagos 41-vjeçari, makina e djegur

14.01.2019 - 19:02

Pak minuta më parë në Vlorë, ndodhi një përplasje me armë.

Policia e Vlorës ka dhënë informacionin e parë zyrtar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në këtë qytet ku mbeti i plagosur një person. Sipas policisë, sot rreth orës 17:40, në lagjen “Pavarësia” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur një 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekësore në spital.

Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.
Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

atentati ne vlore-konica.al

Ndërkohë raportohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Mikel Mehmeti, 41 vjeç.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja nga 5 të cilat kanë prekur makinën. I plagosuri është Mikel Mehmeti, 41 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë, ka një plumb në gjoks dhe bark. Policia ka rrethuar zonën ka vendosur postblloke, ishte një atentat i mirëorganizuar. Në vendin kur ka ndodhur ngjarja. Ai jetonte në zonën e Selenicës dhe në ditën e sotme kishte qenë në këtë qytezë dhe ishte rikthyer në qytetib e Vlorë. Rruga ku ka ndodhur ngjarja ka parë shumë atentate, kjo rrugë njihet si rrugë qorre.

Personi i plagosur rrezikon të kthehet në një viktimë, dhe nuk ka informacione për implikime të tij në ngjarje të njohura. Një informacion i fundit, është gjetur në afërsi të stacioni i trenit një automjet i djegur nga autorët. Automjeti është 4 km larg vendit të ngjarjes”

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’, në rrugën ‘Gjergj Araniti’.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip Audi A3 me targa AA 633 VC. Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.