MENU
klinika

Australian Open, Meshkuj

Plot 4 orë lojë për numrin 4 të botës…

17.01.2019 - 16:36

Nëse për Novak Djokovic nuk ka pasur problem kalimi i turit të tretë në Australian Open, nuk ka qenë kështu për pretendentët e tjerë.  

Tenisti serb ka përsëritur fitoren e vitin 2008 në finalen e Melbourne, teksa ka mposhtur 3-0 (6-3,7-5, 6-4) Jo-Wilfried Tsonga, por ka shmangur një situatë që mund ta fuste në telashe më vonë.

Numri një në botë po tenton të kap rekordin e 7 titujve të Australian Open në kampionatin e tij të 15-të.  Nga ana tjetër Alexander Zverev ka luftuar në 5 sete të frikshme për të siguruar një vend në raundin e tretë të këtij Grand Slam-i.

Numri katër në botë ka fituar dy setet e para 7-6, 6-4, por më tej Jeremy Chardy ka rihapur betejën dike fituar dy setet e radhës në shifrat 7-5, 7-6. Por Zverev ka “marrë frymë thellë” dhe ka thyer Chardy-n duke fituar setin e pestë 6-1, duke marrë një fitore pas 4 orësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN