MENU
klinika

Presidenti i UFC-së

“Po, do të ketë revansh Khabib-McGregor”

02.01.2019 - 13:42

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se revanshi mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor do të ndodhë gjatë muajve në vazhdim, gjatë vitit 2019, duke lënë të kuptohet se asnjëri prej tyre nuk do të pezullohet për kohë të gjatë nga UFC.

Në tetor të vitit të kaluar, pas gjitha zënkave dhe kërcënimeve, McGregor u dorëzua në fund të rundit të katërt kur Khabibi e mbajti atë në një pozitë të pafavorshme për irlandezin, duke e fituar përsëri kurorën e peshave të rënda.

Menjëherë pasi e fitoi duelin, Khabib e kapërceu rrethimin e kafazit dhe filloi një përleshje me shokun dhe anëtarin e stafit të McGregor, Dillion Danis. Edhe vetë McGregori u ngjit në rrethim pastaj dhe goditi një anëtar të stafit të Khabib.

khabib mcgregor
khabib mcgregor

Përleshja nuk përfundoi këtu pasi vetëm disa sekonda më vonë, një nga pjesëtarët e grupit të Khabib hyri brenda kafazit dhe nga prapa shpinës goditi McGregor.

“Përderisa gjithçka shkon mirë, ky revansh do të ndodhë. Mendoj se shumë njerëz mezi po presin ta shikojnë këtë duel. Natyrisht, përsëri, ne nuk e kemi diskutuar këtë me Komisionin Shtetëror të Nevadës për Atletikë”, – ka thënë White.

“Do ta bëjmë këtë gjë dhe, pasi ta shikojmë se si do të rrjedhin gjërat, do ta bëjmë të ditur datën e saktë. A do të ndodhë në vitin 2019? Po, unë jam i bindur se po” – është shprehur presidenti i UFC-së, Dana White.