MENU
klinika

Koha që britanikët të vendosin...

Po sikur Britania të heqë dorë nga Brexit?

14.01.2019 - 12:48

Këtë të martë, deputetët britanikë do të votojnë për marrëveshjen e Brexit që kryeministrja Theresa May ka arritur me Bashkimin Evropian. Mbase ata duhet ta refuzojnë atë…

Rezultati i këtij votimi historik do të ndikojë në Mbretërinë e Bashkuar për shumë dekada: e ardhmja e saj ekonomike është në rrezik, ashtu siç është edhe imazhi i Britanisë në të gjithë botën.

Aktualisht duket se kryeministri do të pësojë një humbje të hidhur dhe do të ishte e merituar. Marrëveshja Brexit, marrëveshja për largimin e Britanisë nga BE, ka shumë mangësi krahasuar me premtimet fillestare të bëra nga ata që mbështesin Brexit. Ai do të ketë gjithashtu efekte të konsiderueshme negative në rritjen ekonomike.

Theresa May ka bërë shumë gabime. Për një kohë të gjatë, ajo heshti për pasojat ekonomike të largimit nga BE. Përveç kësaj, ajo kurrë nuk u tregua e ndershme për faktin se Britania duhet të ndërmjetësojë kompromiset me BE-në, në mënyrë që të parandalojë një dalje shumë të dhimbshme nga blloku në fund të marsit. Ajo thelloi ndarjet në vend.

Por duket se mes gjithë atij zelli, ajo humbi busullën e saj morale. Ajo duket e fiksuar me një mision historik, zbatimin e vullnetit të shumicës së atyre që votuan në referendumin e Brexit. Ndalimi i imigracionit të pakontrolluar të qytetarëve të BE në Mbretërinë e Bashkuar duket të jetë qëllimi i saj.

Në këtë pikë, alternativat janë: Brexit pa marrëveshje, ose s’ka Brexit fare. Ajo kundërshton rreptësisht një referendum të dytë.

Kur u mbajt referendumi më 23 qershor 2016, ata që votonin në favor të Brexit, nuk ishin në dijeni të implikimeve të plota të “Brexit”. Ndërkohë, do të ishte demokratike të kërkohej përsëri opinioni i votuesve.

Pra, delegatët duhet të refuzojnë marrëveshjen me qëllim që të hapin rrugën për një referendum të dytë. Natyrisht, Britania është e lirë të largohet nga BE; megjithatë, do të ketë pasoja të rënda ekonomike. Njerëzit duhet të vendosin, edhe një here, nëse ata me të vërtetë e duan Brexit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Agonia e vazhdueshme e Brexit…

Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…