MENU
klinika

Urdhëri nga Presidenti Thaçi

Polici Demaj shpallet ‘Hero i Kosovës’

07.01.2019 - 12:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenin 84(28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gjithashtu në nenin 6 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave dhe në Rregulloren (P) nr. 04/2016, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin ‘Hero i Kosovës’”, thuhet në njoftim.

Vendimi, certifikata dhe urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja e policit

Ditë zie në Kosovë

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’