MENU
klinika

Akuza për përdhunim

Policia lëshon mandat për Cristiano Ronaldon

10.01.2019 - 21:03

Policia e Las Vegas në SHBA ka lëshuar një mandat për të siguruar një kampion të ADN-së së Cristiano Ronaldos, me qëllim verifikimin nëse ajo korrespondon me atë që është gjetur gjatë hetimeve mbi veshjet e femrës që ka akuzuar portugezin për përdhunim.

Këtë lajm e raporton media amerikane “Wall Street Journal”. Modelja amerikane Kathryn Mayorga, 34 vjeçe, pretendon se është dhunuar seksualisht nga futbollisti portugez në një dhomë të hotelit në Las Vegas nëntë vite më parë.

Futbollisti i Juventus mohon në mënyrë kategorike akuzat e ngritura kundër tij. Peter S. Christiansen, një nga avokatët e Ronaldos, në tetor kishte deklaruar: “Ronaldo ka insistuar gjithmonë, sikurse bën edhe sot, se ajo që ka ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas ishte e natyrës konsensuale”.

ronaldo cristiano
ronaldo cristiano

Nuk mësohet ende se si do të sigurohet ky kampion për AND-në e Ronaldos, por duket se hetimi po vijon dhe asnjë nuk mund të thotë me siguri se cfarë do të ndodhë. Ndërkohë, më 14 janar, Ronaldo duhet të udhëtojë për në Spanjë, pasi ka gjyqin për evazionin fiskal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN