MENU
klinika

Washington Post

Populistët dhe planet për të “sakatuar” Evropën…

14.01.2019 - 11:17

Në teori, zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Evropian janë më të rëndësishësishmet në botë. Fituesit shërbejnë në një legjislaturë shumëkombëshe. Ata flasin me njëri-tjetrin me ndihmën e qindra përkthyesve. Ata janë anëtarë të partive transnacionale.

Megjithatë, zgjedhjet evropiane nuk e kanë përmbushur plotësisht këtë premtim shumëkombësh.

Por ky vit është ndryshe. Këtë vit, zgjedhjet evropiane kanë një rëndësi të madhe për kontinentin. Ironikisht, kjo ndodh për shkak se këtë vit, anti-evropianët, po punojnë së bashku, për të arritur qëllime të përbashkëta.

E çuditshme edhe pse kjo tingëllon, ky fenomen, nuk është i ri.  Euro-skeptikët, kanë punuar së bashku më parë, në hapësirën kibernetike. Gjithashtu edhe për të denigruar sistemin politik suedez gjatë zgjedhjeve të tyre.

Javën e kaluar, Matteo Salvini, zëvendëskryeministri ksenofobik dhe nacionalisti italian, udhëtoi për në Varshavë për t’u takuar me krerët e partisë “Ligj dhe drejtësi”, partisë në pushtet në Poloni. Salvini deklaroi hapjen e një “boshti polak-italian”; takimi i tyre u përshëndet edhe nga Viktor Orban, kreu hungarez.

Salvini premton ndryshime të mëdha, një pengesë kundër imigracionit dhe kundër “Brukselit”.

Ky dështim tregon për një problem më të thellë me të drejtën nacionaliste të Evropës.

Por, ne e kemi parë këtë film edhe më parë dhe e dimë se si përfundon. Në fund të fundit, paraardhësi i kësaj lëvizjeje, kumbari i saj, mund të thuhet se ishte Nigel Farage, anti-europiani që udhëhoqi Britaninë në Brexit. Rezultati ishte kriza më e keqe kushtetuese dhe politike në Britani në shumë dekada dhe polarizimi politik.

I njëjti fat pret pjesën tjetër të Evropës. Çfarëdo që të ndodhë, kjo do të jetë fushata më interesante e zgjedhjeve evropiane që Europa ka pasur ndonjëherë, sepse këtë herë ka shumë për të humbur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bisedime për një tjetër aleancë

Liderat evropianë kundër populistëve

Sondazhet e La Republica

Populistët italianë nuk mposhten…