MENU
klinika

Raporti

PPP/ FMN ngre alarmin: Rrisin rreziqet fiskale

29.01.2019 - 08:58

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dalë me një paralajmërim të fortë për Partneritetet Publike Private.

FMN përmes raportit të fundit për Shqipërinë, ka paralajmëruar rreziqe fiskale që vijnë nga PPP për buxhetin dhe ekonominë vendase.

Sipas këtij raporti, FMN bën me dije se projektet infrastrukturore përmes PPP kanë çuar në rritje të detyrimeve potenciale.

Ky shqetësim thekson FMN vjen si rezultat i rritjes së shpejtë të shifrave në raport me GDP.

Lidhur me këtë FMN ka rekomanduar që të forcohet vendimmarrja lidhur me procesin e investimeve publike.

ppp-konica.al
ppp-konica.al

Gjithashtu FMN ka nënvizuar një tjetër problematikë. Sipas saj problematike është mënyra se si vlerësohen dhe përzgjidhen projektet të investimeve. FMN thekson se vlerësimi dhe përzgjedhja janë të fragmentuara në varësi të burim financimit të projektit.

FMN në raport bën thirrje që të merren masat që të mos krijohen detyrime të prapambetura që dëmtojnë ekonominë dhe “hedhin në erë” besimi në sektorin publik.

Në fund FMN thekson se rekomandimet e saj për të fuqizuar financat publike dhe për të menaxhuar PPP-të nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë zbatuar.

“Rritja e shpejtë e PPP ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31 për qind e GDP-së (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionaet në energji me më shumë se 23 pikë përqindje) në buxhetin e 2019 dokuementet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15 për qind të GDP-së.

Në kahun e brendshëm, borxhi publik është i lartë, ndërsa niveli i ulët i kursimeve të brendshme dhe mungesa e investitorëve të mëdhenj institucionalë e rrit varësinë ndaj burimeve të huaja të financimit. Rritja e varësisë nga PPP-të për projektet e infrastrukturës ka rezultuar në shtimin e detyrimeve potenciale. Rreziqet e brendshme gjithashtu përfshijnë ndikimin e thatësirës në prodhimin e energjisë, duke krijuar risqe për buxhetin.

FMN mirëpriti ndryshimet e planifikuara në legjislacionin e PPP për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një mbikqyrës për koston potenciale të PPP-ve si një hap i parë pozitiv.

Do të ishte kritike që të sigurohet vlera e parave përmes një procesi ofertimi konkurrues për të gjithë projektet duke ndaluar kështu pranimin e ofertave të pakërkuar. Nga ana tjetër shpenzimet vjetore të qeverisë të lidhura me PPP-të parashikohet që të mbeten nën kufizin ligjor prej 5 për qind.

Ky tavan lë shumë pak vend për PPP të tjera të financuara nga qeveria veçanrisht duke pasur parsysh nevojën për të inkorporuar risqet nga detyrimet potneciale”, thuhet në raport.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të ulet më shpejt borxhi”

FMN, sërish “e butë” me PPP-të