MENU
klinika

Krimi në vend

Prokurori i Antimafias: E ardhmja drejt Evropës arrihet duke…

29.01.2019 - 11:31

“Shqipëria duhet të shtojë luftën e saj ndaj krimit që të ketë një të ardhme në Europë”, kështu është shprehur gjatë një konference të mbajtur për mediat në Tiranë, prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho.

Ai tha se krimi shqiptar është i speacializuar në trafikun e lëndëve narkotike dhe se nëse nuk merren me mekanizmin financiar që ndihmon trafikantët, lufta ndaj krimit sipas tij dështon.

Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike, hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë dhe që përfshijnë edhe shqiptarë.

Rezulton se është rritur edhe trafiku i armëve, të mendojmë për shfaqjen e territorit ku mund të zbatohet. E përsërisim ne po edhe agjenci ndërkombëtare, çdo veprim në luftën ndaj kriminalitetit do të falimentojë nëse nuk merret mekanizmi financiar. Të sulmohet sistemi subjektet qe i bëjnë të mundur, trafikantëve.

Instrumentet që ka në dispozion legjislatura shqiptare të përdoren me rigorozitet. Të kthejmë besimin në shtet dhe institucionet shtetërore. Një e ardhme në Evropë ndërtohet përmes një lufte të pareshtur ndaj luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

Drejtoria antimafia është e gatshme të ofrojë asistencën e vet edhe sa i përket legjislacionit për burgjet. Aktiviteti kriminal mos drejtohet nga burgjet. Kapot historikë të grupeve mafioze të ndalohen të veprojnë nga burgu”, u shpreh prokurori De Raho.