MENU
klinika

Kundër HEC-it në Holtë

Protesta e PD: Qeveria po mashtron qytetarët

26.01.2019 - 15:38

Ashtu sikundër kishin paralajmëruar deputetë të PD janë mbledhur sot në kanionin e Holtës, për të kundërshtuar ndërtimin e HEC-it mbi të.

Deputetëve demokrat i janë bashkuar edhe qytetarë të zonës të cilët gjithashtu kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it.

I pranishëm në protestë kreu i Departamentit për Turizmin në PD, Jamarbër Malltezi tha se qeveria po mashtron qytetarët ndërsa thotë se HEC mbi Holtë është pezulluar, pasi sipas tij vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firme dhe vulë nga Edi Rama.

Malltezi komentoi gjithashtu edhe takimin e ministrave me banorët e zonës.

protesta e pd ne gramsh per holten-konica.al

“Qeveria ka sjellë dje 50 karrige dhe dhjetëra zyrtarë qe ka bërë gjoja si diskutim që ERTV e shfaqi sot paradite sikur ishte LIVE. Në fakt ishte i djeshmi se aty nuk kap as vala telefonit. E mbajti 24 orë edhe ta qethte kronikën nga folësit e padëshiruar. Dje kanë mashtruar qytetarët se ju kanë thënë që e kanë bllokuar POR në fakt vendimi i këshillit kombëtar të territorit është në fuqi me firmë dhe vulë nga Edi Rama, Damiani dhe drejtoresha e planifikimit të territorit prandaj deklarata me goje e kuklles se edvinit eshte propagande boshe. Nderkaq ne zone eshte betonuar mu buze kanionit” – u shpreh Malltezi.

protesta e pd ne gramsh per holten-konica.al

Ndërkohë në një status në rrjetet sociale deputeti i PD, Endri Hasa ndërsa ka publikuar foto të protestës si edhe video mbi punimet për HEC-in, shkruan se shtrati pranë kanionin është shkatërruar.

Ai apelon qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë që të mos lejojnë që shkatërrimi të vijojë.


Statusi i plotë e deputetit Hasa:

“Të paskrupullt, të pafytyrë dhe të babëzitur. Kjo është diga që Damiani dhe Taulant Balla kanë ndërtuar për ti zenë frymën kanionit të Holtës. Tashmë është shkatërruar shtrati pranë kanionit. Fasada qeveritare me dëgjesa kolltukësh “Live” nuk e mbulon dot atentatin që tashmë i eshte bere Holtës. Qytetarët e Gramshit dhe mbarë Shqipërisë nuk do ta lejojnë që shkatërrimi të vazhdojë. Projekti në Holtë dhe të 13 projektet në kanionet dhe bukuritë natyrkre të Gramshit duhet të anullohen menjëherë! Përgjegjesit për këtë krim e kanë vëndin në burg!”