MENU
klinika

Aksioni i opozitës

“Protesta e qeveri kalimtare” Dy konkluzionet e Këshillit Kombëtar të PD-së

19.01.2019 - 12:51

 Këshilli Kombëtar vendosi të ngarkojë strukturat drejtuese të partisë me organizimin e protestave për largimin e Edi Ramës.

Gjithashtu vendosi të mbështesë si zgjidhje politike të krizës në vend krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të përgatisë zgjedhje të lira e të ndershme.

Edi Paloka dhe Edmond Spaho u votëbesuan si nënkryetarë të PD-së.

ORGANET STATUTORE:

Kryetar i Këshillit Kombëtar:                            Bujar Nishani

Kryetar i Komisionit të Integritetit dhe Etikës: Halim Kosova

ANËTARË TË KRYESISE EX OFFICIO:

Kryetarja e LDGSH: Albana Vokshi

Kryetari i FRPD: Belind Këlliçi