MENU
klinika

Dita e 73 e protestës

Protesta për Unazën e Re/ Incident midis banorëve dhe drejtuesit të automjetit

15.01.2019 - 21:47

Banorët e Astirit zhvilluan ditën e 73 të protestës kundër projektit të Unazës që parashikon shembjen e shtëpive dhe bizneseve.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, denoncoi faktin se disa prej tyre janë gjobitur padrejtësisht ndërkohë që banorët deklaruan se do të bëjnë rezistencë fizike ndaj shembjes së shtëpive.

banoret e unazes-konica.al

Temperaturat disa gradë nën zero nuk i kanë penguar banorët e Unazës së Re të protestojnë në ditën e 73 të rezistencës së tyre kundër projektit që parashikon shembjen e banesave dhe bizneseve të zonës.

Tubimi i radhës ka nisur më një incident midis banorëve dhe një drejtuesi automjetesh.

Protesta është mbyllur me thirrjen e banorëve për rezistencë fizike ndaj shembjes së banesave.