MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

PS me energji të reja, ndryshon kandidatin në Elbasan

16.01.2019 - 16:16

Qazim Sejdini, duket se nuk do të jete kandidati i Partisë Socialiste për një mandat të katërt në krye të bashkisë së Elbasanit.

Taulant Balla në cilësinë e të deleguarit për qarkun por edhe si sekretar i përgjithshëm, tha se PS kërkon ti japë energji të reja drejtimit të Elbasanit.

Dhe një nga kandidaturat potenciale për të zëvendësuar Qazim Sejdinin, mund të jetë Gledian Llatja, që prej kësaj të mërkure është emëruar si prefekt i Qarkut, ashtu si edhe vetë kryebashkiaku aktual.

kolana e librave

“Do të bëhet vlerësim, si fillim nëse ai ka dëshirë të marrë pjesë. Do të kemi një proces shumë të gjerë dialogu dhe komunikimi me komunitetin”

Emërimi i Gledian Llatja është hapi i parë i qeverisë për zëvendimin e ekipit të prefektëve ish ushtarakë. Ministri i Brenshëm, Sandër Lleshaj tha se kjo lëvizje vjen për ti dhënë një frymë të re.

Ndërsa vetë Sejdini theksoi se administrata e tij ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Gledian Llatja zëvendëson Maksim Malajn në Prefekturën e Elbasanit