MENU
klinika

Përplasja për Cakajn

Pse e ke kaq shumë xhan Gent Cakajn? Rama: Po përdoret!

11.01.2019 - 22:16

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” është ndalur sërish te mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme nga Presidenti, Ilir Meta. 

I pyetur nga Arian Çani,  se pse e ka kaq shumë xhan Gent Cakajn, Rama tha se ai po përdoret nga një grusht politikanësh që duan ta rrëzojnë.

“Po përdoret një djalë i cili ka lindur në Prishtinë  dhe  po përdoret si mish për top nga një zjarr i politikanëve. Ata nuk shohin asgjë tjetër përveç interesave të tyre.

Janë mbledhur të gjithë kundër Edi Ramës. Nuk bëj humor me Ilir Metën, se është objekt humori se nuk ndërhyn dot në politikën time”,tha Rama.