MENU
klinika

Çfarë duhet të dini!

Pse Janari është muaji kur njerëzit vuajnë më shumë nga ankthi

10.01.2019 - 18:44

Sezoni i festave ka mbaruar zyrtarisht dhe të gjithë i janë rikthyer rutinës së njëjtë ditore si më parë. Muaji janar shënon një fillim të ri dhe të gjithë përcaktojmë edhe qëllimet tona që duhet t’i realizojmë gjatë vitit.

Kjo ngarkesë ndikon shumë në shëndetin mendor dhe prandaj shumë njerëz kanë probleme me ankthin. Megjithatë ashtu si për çdo problem tjetër edhe për këtë ka një zgjidhje. Ekspertët sugjerojnë se si fillim duhet të hiqni nga shtëpia çdo dekorim që u kujton sezonin e festave, sepse kjo ndikon shumë në psikologjinë tuaj.

Gjithashtu nëse nuk keni dëshirë për t’ju rikthyer punës suaj të vjetër, është koha e duhur për të kërkuar ndryshim. Nuk duhet të mendoni keq për qëllimet që i vendosni vetes suaj në fillim të vitit. Asnjëherë mos u krahasoni me të tjerët dhe duajeni veten më shumë. Duhet të provoni një dietë ‘detox’ për pastrimin e trupit, sepse kjo do t’u ndihmojë në rigjenerimin e të gjithë sistemit.