MENU
klinika

Opinion

PSE, Kërkesa e përgjithësuar (amerikane) dhe pse, përgjigjia e (Haradinajt) e përgjithësuar!?

16.01.2019 - 16:32

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

1. Qëndrimi amerikan (që nuk ka adresë të saktë; Departamenti i Shtetit, Kongresi, apo, vetë Trumpi, që besoj se as që ka haber për këtë?!) për të hjekur taksën e vënë nga Qeveria kosovare, të cilën ka mundur, (prap me insistimin e lobit; serbo-greko-rus) ta nënshkruaj një apartçik burokrat, si çifti i proserbit Xhon Bolton në emër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare…,është tejet e përgjithësuar?!

2. Të njejtin gjë, e ka përsëritur edhe Qeveria kosovare, me arsyetimin se;”… taksa, s’ka të bëjë me ju, por, me Serbinë (dakord) e Rusinë (po pse Rusinë, se?!)”

3. Duket, qē baloni i “qëndrimit” të Këshillit Kombëtar (lexo;apartçikut të përkohshëm, e proserbit Xhon Bolton), në fakt është një test e formë e presionit publik, për ta minuar taksën ndaj Serbisë. Më duket, shumë diplomatike, kundërpërgjigja (poashtu, e përgjithësuar), e Ramush Haradinaj…