MENU
klinika

Nga The Economist

Pse Trump i merr gjithmonë vendimet i vetëm?

08.01.2019 - 14:04

Donald Trump ndaloi gjatë një fjalimi para kongresmenëve dhe foli pak për Jim Mattis dhe John Kelly, dy nga pesë gjeneralët që kanë shërbyer në administratën e tij.

“Nëse do të bëja një film, do të të kisha zgjedhur gjeneralin Mattis”, tha ai. Mattis, Sekretari i Mbrojtjes, ishte i njohur për intelektualitetin e tij, që presidenti e donte dhe e urrente.

Megjithatë, si Mattis, ashtu dhe John Kelly u larguan nga administrata e tij.

Kur erdhi në pushtet, Trump nuk dinte shumë për politikën e jashtme dhe të sigurisë. Ndaj zyrtarët  ushtarakë, dukeshin si një alternativë e përshtatshme. Trump besonte se do të kishte një ekip të disiplinuar ekspertësh të bindur.

Por nuk funksionoi në këtë mënyrë. Politikanët amerikanë, përfshirë komandantët, kanë më pak pushtet sesa përgjegjësi.

Gjeneralët e këshilluan Trump të mos bënte lëvizje impulsive, të tilla si tërheqja nga marrëveshja e klimës në Paris, marrëveshja bërthamore e Iranit, dhe konfliktet siriane dhe afgane.

Ndonjëherë, gjeneralët e sfiduan hapur presidentin. Megjithatë, ato raste ishin të rralla.

Trump ka bërë shumë lëvizje ku nuk i ka marrë aspak parasysh këshillat e gjeneralëve. Megjithatë, ai ka bërë më pak dëme sesa ai ka kërcënuar, për shembull, duke mos shkuar në luftë me Korenë e Veriut. Ai duket se nuk e pëlqen luftën.

Mungesa e gjeneralëve mund të ketë goxha ndikim. Jim Mattis, i lodhur nga përpjekjet e tij për të siguruar aleatët dhe për të mbrojtur kolegët nga Trump, ka lënë një shenjë relativisht të vogël në departamentin e tij.

Duke qenë i zgjedhur nga Trump, kryetari i ardhshëm i shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Mark Milley, mund të ketë edhe më shumë ndikim për çështjet ushtarake sesa Mattis.

Megjithatë, gjeneralët do të humbasin. Veçanërisht, prania e zotit Mattis ishte veçanërisht një kujtesë se lidershipi moral është ende i çmuar në Amerikë, dhe kjo ka pasur efekte konkrete.

Kur ish-sekretari i mbrojtjes i nxiti aleatët amerikanë të qëndronin së bashku, në kohë të pasigurta për aleancat tradicionale të Amerikës, ata dëgjuan. Askush nuk ka mbetur në administratë që mund të bëjë të njëjtën gjë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Trump, vendime të duhura në kohë të gabuar…

Tërheqja e trupave amerikane nga Siria

Trump po heq dorë nga vendimi?