MENU
klinika

Ligue 1

PSG “harron” shpejt eliminimin nga Kupa

12.01.2019 - 18:50

Ka munguar Neymar, por PSG nuk mund të gabojë dy herë radhazi. Parisienët fituan 3-0 në transfertë ndaj Amiens, duke vijuar marshimin në krye të Ligue 1 dhe duke lënë pas eliminimin nga Kupa e Francës në mesjavë.

PSG nuk e ka pasur të lehtë në pjesën e parë. Këtë e dëshmon edhe rezultati pa gola në përfundim të 45 minutave të para.

Në të dytën, duhej të vinte minuta e 57-të, kur Cavani kthen në gol një penallti të fituar nga presioni i miqve. Ndeshja bëhet më e lehtë për PSG kur Amiens mbetet me 10 lojtarë.

Mbappe ka dyfishuar shifrat në minutën e 70-të pas asistit të Cavanit. Mbappe merr edhe kreun e golashënuesit më të mirë me 14 gola në Ligue 1. Marquinhos në minutën e 79-të ka “vrarë” ndeshjen, teksa ka fiksuar rezultatin 0-3.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon