MENU
klinika

Gjonaj: Procesi transparent

“Punësime partiake në burgje”

15.01.2019 - 15:29

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pas akuzave për emërime partiake në burgje, të publikuara nga Zëri i Amerikës, ka thënë se procesi i punësimeve në Drejtorinë e Burgjeve ka qenë i hapur dhe transparent.

Gjonaj u shpreh se Ministria e Drejtësisë hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje të publikuara nga Zëri i Amerikës.

“Hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje. Procesi i punësimeve në burgje ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik. Për herë të parë trajnimi i burgjeve është bërë me Akademinë e burgjeve. Procesi i punësimeve ka qenë u hapur transparent për të gjithë dhe vërtetohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Kam dosjen e plotë të gjithë procesit të listës përfundimtare të atyre që kanë fituar”– tha Gjonaj.

Zëri i Amerikës publikoi një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që çuan në pranga ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko ku thuhet se punësimet në burgje bëheshin me urdhra dhe ndërhyrje të zyrtarëve të PS-së.

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë

U pyet për hetimin ndaj çiftit Meta-Kryemadhi?

Gazetarja Lala zbardh detaje nga thirrja në SPAK e Ralf Gjonit