Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se autostrada Tiranë-Durrës, në të cilën po kryheshin punime, është hapur.
Përmes një njoftimi për mediat, ARRSH bënë me dije se tashmë ka përfunduar vendosja e dy tombinove, ndërsa rruga është e hapur në të dyja drejtimet.
“Përfunduan punimet për vendosjen e dy tombinove në aksin rrugor Tiranë-Durrës pranë vendit të quajtur Qafa e Kasharit, tashmë trafiku është i hapur në të dyja drejtimet.
?Edhe pse moti dhe temperaturat nuk kanë qenë favorizuese, nuk i penguan punimet të përfundonin para afatit, kjo falë punës së kompanisë, që punoi me ritme shumë të larta edhe gjatë orëve të natës??.
⚠️ Do të vazhdohet me punimet e tjera plotësuese, por këto nuk do të pengojnë trafikun normal të mjeteve”, shkruan ARRSH.