Kërkesa e shoqërisë civile, e cila kishte ngritur padi kundër kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako është rrëzuar sot nga Gjykata e Apelit në Durrës.
Kujtojmë këtu që edhe më herët edhe Gjykata e Shkallës së Parë kishte dalë me këtë vendim, por ishte ankimuar nga Shoqëria Civile në Apel.
Mësohet se Apeli ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e shoqërisë civile duke argumentuar se nuk ka hasur në vepra penale për rastin e ndërtimit të Velierës.
Kjo çështje prej 2 vitesh ndodhet në gjykatë dhe ende s’ka marrë një zgjidhje, pasi anëtarë të shoqërisë civile e kundërshtojnë, duke theksuar se janë shkelur ligje dhe është dëmtuar trashëgimia kulturore.
Prokuroria e Durrësit lidhur me këtë çështje edhe më herët kishte mubyllur hetimet dhe kishte kërkuar pushimin e çështjes.