MENU
klinika

Deklarata në prag të vizitës në Serbi

Putin: Prezenca e SHBA-së e destabilizon Ballkanin

16.01.2019 - 10:23

“Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera perëndimore për të patur rolin dominues në rajonin e Ballkanit janë bërë një faktor serioz destabilizues”, tha presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë me gazetën e Serbisë Vecernje Novosti përpara vizitës së tij në Beograd.

Komentet e presidentit rus janë publikuar edhe në faqen online të Kremlinit.

Putin kujtoi bombardimet e NATO-s të Jugosllavisë të vitit 1999 dhe mbështetja e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Presidenti rus tha se ishte i befasuar nga reagimi i Bashkimit Europian ndaj vendimit të Parlamentit të Kosovës për të krijuar një ushtri të plotë në Kosovë.

“Është absolutisht e qartë se serbët që jetojnë në këtë krahinë do ta trajtojnë këtë veprim si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre dhe, në një perspektivë më të gjerë, ajo është e prirur të rrezikojë seriozisht tensionet në rajon “, tha ai.

“Sot, NATO po përpiqet të forcojë praninë në Ballkan, por kjo vetëm rikrijon linjat e ndarjes në kontinentin evropian dhe dhunon qartë parimin e sigurisë “.

kolana e librave

“Përfundimisht, në vend të promovimit të stabilitetit, kjo do të sulmojë besimin dhe do të nxisë tensionet në Evropë”, tha ai.

Sipas udhëheqësit rus, Moska gjithmonë ka kuptuar kompleksitetin e situatës në rajonin e Ballkanit dhe historinë e tij të trazuar, por e konsideron atë si një fushë bashkëpunimi konstruktiv.

“Aktualisht, Rusia ka shumë miq këtu, dhe partneri ynë strategjik Serbia ka një vend të veçantë këtu”, tha Putin. “Kjo është arsyeja pse objektivi ynë kryesor është të ndihmojmë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Ne gjithmonë kemi kërkuar respektimin e të drejtave dhe interesave të kombeve dhe popujve baltikë dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

Putin nis vizitën në Serbi më 17 janar. Analistët kanë thënë se vizita kryesore e Putinit në Serbi do të fokusohet në Kishën Ortodokose në Beograd, Shën Vava.

Organizatorët e takimit kanë thënë se Putin dhe nikoqiri i tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet t’iu drejtohen mijëra personave jashtë Kishës, e cila njëherësh konsiderohet “simbol i lidhjeve vllazërore” mes të dyja shteteve./konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës