MENU
klinika

Berat

Radhë për karta identiteti/ Qytetarët: Më shumë sportele

22.01.2019 - 13:43

Këtë vit kalendarik nis edhe skadimi i kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.

Problemet e para janë shfaqur në Qarkun e Beratit. Radhë të gjata me qytetarë që presin për të aplikuar sheh në çdo ditë të javës, shumë prej të cilëve nuk mbarojnë dot punë dhe u duhet të rikthehen për të disatën herë, me shpresë se do të ketë më pak njerëz në pritje.

Të lodhur nga një situatë e tillë, qytetarët kërkojnë shtimin e sporteleve, duke kërkuar nga prefekti marrjen e masave.

Nuk ka asnjë afat se kur do të zgjidhet një problem i tillë, por ajo që dihet me siguri lidhet me numrin në rritje të personave që u skadon karta apo pasaporta përgjatë këtij viti.

Ndërsa sipas procedurave, edhe ata që kanë dy apo tre muaj nga viti i ardhshëm, duhet të nisin aplikimin 6 muaj më parë, sepse në të kundërt nuk do lejohen të udhëtojnë jashtë shtetit.