MENU
klinika

Rama flet për Drejtësinë

‘Gjykatësit e 21 janarit janë rrugëve, nesër mund të jenë prapa hekurave’

21.01.2019 - 18:44

Kryeministri Edi Rama tha se nga parlamenti se gjykatësit e 21 janarit sot janë rrugëve dhe nesër mund të përfundojnë prapa hekurave. Rama iu përgjigj edhe deklaratave të kryetares së LSI-së, e cila ka deklaruar ditë më parë se Rama ka edhe disa muaj jetë për shkak të lëndëve narkotike.

“Drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë akoma se do të vazhdojnë ta pengojnë atë. 21 janari mbetet ende një plagë e hapur. Ende ata që duhet të përgjigjen përpara ligjit janë të pa gjykuar. Është po kaq e vërtetë që gjykatës së 21 janarit sot janë rrugëve dhe nesër mund të përfundojnë prapa hekurave. Natyrisht që kush nga ne nuk do të donte që kjo çështje të ishte mbyllur dhe ndokush të ishte prapra hekurave sot për ata të vrarë në bulevard.

Ne nuk jemi uzurpator të pushteteve por jemi reformatorë të pushteteve. Jemi ata që duam të vëmë kontrollin e ligjit mbi të gjithë. Sot jemi ata që duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të dëgjojmë edhe dënglat e këtyre. Flasim për të bërë një proces shtet-ndërtimi. Është po kaq e sigurt që këta sot kanë më shumë arsye se një muaj më parë.”-tha Rama.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!