MENU
klinika

Detajet

Rama i delegon detyrën Gent Cakajt, i dorëzon dekretin e Metës

23.01.2019 - 10:30

Pas marrjes së detyrës në postin e Ministrit të Jashtëm, kryeministri Edi Rama ia ka deleguar këtë detyrë Gent Cakajt, zv/ministrit të Jashtëm.

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës, si ministër i Jashtëm ka treguar se nuk do të jetë ai që do ta drejtojë këtë institucion, por Gent Cakaj.

“Është fjalë më e shkurtër në jetën time”, u shpreh Rama dhe me tej tha: Unë Edi Rama në funksionin tim si ministër i jashtëm, i delegoj zotit Gent Cakaj drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare.

Kujtojmë që Gent Cakajt ishte një emër që ngjalli shumë debate mes Ramës dhe Metës, pasi nga Presidenti refuzoi që ta dekretonte.

Ndërkohë Rama u betua si ministër një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretin e presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit në krye të MEPJ dhe emërimin e tij edhe në postin e ministrit.

Bushati u shkarkua me 77 vota pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN