MENU
klinika

Takimi me kompaninë amerikane

Shpiragu i mbushur me naftë dhe gaz, SHELL gati për në Shqipëri

23.01.2019 - 15:53

Një lajm mjaft të rëndësishëm në fushën e ekonomisë ka referuar ditën e sotme kryeministri Rama në rrjetin social Twitter.

Kryeministri bën me dije se ka zhvilluar një takim me kompaninë amerikane SHELL, e cila do bëjë kërkime për naftë dhe gaz në Shqipëri.

Rama thotë se të dhënat janë inkurajuese, pasi flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte në Shpirag.

Sipas Ramës, nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm.
“Një lajm tejet inkurajues nga takimi me kompaninë SHELL. Edhe pak javë na ndajnë nga prova e të vërtetës së Shpiragut, ku të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte. Nëse prova del me sukses, impakti në ekonomi do jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020”, shkruan Rama.