MENU
klinika

Deklarata

Rama: Protesta e studentëve tregoi inekzistencën e opozitës!

21.01.2019 - 19:36

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se protesta studentore ishte një tregues i qartë i “mpirjes” së opozitës.

Studentët, sipas Ramës, e detyruan qeverinë jo vetëm të dëgjojë por të reflektoje dhe reagojë, ndërkohë që nga ana tjetër ata mospërfillën totalisht opozitën.
Kreu i qeverisë shtoi se ndërprerja e projektit të ndërtimit Kashar-Thumanë do të reflektojë në përmirsimin e infrastrukturës në universitete.

Deklarata e Ramës

Nuk jemi ata që duam të kontrollojmë çdo gjë, por duam të vëmë kontrollin e ligjit mbi të gjithë. Duhet të shtyjmë përpara reformën në drejtësi. Protestat e studentëve na dha mundësinë të dëgjojmë dhe të reagojmë, ndërsa këtyre iu dha mesazhin se nuk iu shikojmë më me sy.
Këtyre protesta e studentëve iu tha se nuk ekzistojnë si alternativë. Kujtojnë se shqiptarët kanë njëmijë e një arsye që të kërkojnë nga ne, por nuk duhet të besojnë tek vezët dhe pilivesat mes atyre.

E vetmja shkencë që njeh ajo është shkenca e filxhanëve. Ne kemi ngritur grupe të përbashkëta mes ministrive dhe universiteteve sipas fushave dhe këto fusha do të ndërtojnë të gjithë projektin për investimet që lidhen me infrastrukturën. Këto projektet do të behën bashkë dhe do të jetë një program për universitetin. Do të transformojmë të gjithë infrastrukturën e universitetit. Ata se kuptojnë, por dinë një gjë: Njerëzit kuptojnë dhe njerëzit dinë se kujt duhet t’i besojnë. I kanë pritur nga ne të gjitha dhe njëherë, por kjo nuk është e mundur. Çka është plotësisht e sigurte është se ne nuk duhet të merremi me ta”, tha Rama.

 

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë