MENU
klinika

Kuvendi

Rama zyrtarisht ministër i Jashtëm, votohet me 78 vota pro

21.01.2019 - 18:52

Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit si ministër i jashtëm dhe emërimin e kryeministrin Edi Rama edhe në postin e ministrit të jashtëm.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shkarkuar me 77 pro dhe 1 abstenim. Vota abstenim ka qenë nga deputeti Spartak Braho, ndërsa vetë ministri ka votuar pro shkarkimit të tij. Sakaq, kryeministri Edi Rama është emëruar ministër i jashtëm me 78 vota pro. Gjithashtu Kuvendi ka vendosur të zgjasë me 30 ditë punën e komisionit të reformës zgjedhore.

Reforma zgjedhore, sikundër kanë apeluar edhe të dërguarit e Brukselit dhe OSBE-së, duhet miratohet sa më parë, që zgjedhjet e 30 qershorit të jenë në përputhje me standardet më të larta ndërkohmëtare.

Mazhoranca e opozita do të masin forcat gjatë punës së komisioni hetimor parlamentar, që do të hetojë ligjshmërinë e dhënies së certifikatave të sigurisë Zv/ministrit Genti Cakaj nga ana e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, brenda 24 orëve.