MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Real Madrid kalon në çerekfinale me humbje

16.01.2019 - 23:20

Real Madrid është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Mbretit vetëm falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë, pasi sonte është mundur në transfertë 1-0 nga Leganes.

Mungonin thuajse të gjithë yjet e Real Madrid, që nga Modric, Benzema e për të përfunduar me Bale. Fati i takimit është vendosur në minutën e 30-të pas një rrëmuje në zonën madrilène, teksa Braithwate shtyn në fund topin në rrjetë.

Me siguri do të ketë sërish polemika, pasi trajneri Solari, edhe pse pa shumë titullarë, e ka zëvendësuar përsëri Iscon. Pavarësisht kualifikimit, te tifozët humbja ndaj një skuadre si Leganes është e papranueshme.

Më herët Atletico Madrid ka barazuar 3-3 në shtëpi me Girona-n dhe është skualifikuar nga Kupa e Mbretit, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1. Janë kualifikuar për më tej edhe Valencia me Sevilla, ndërsa nesër është radha e Barcelona-s, që e ka humbur 2-1 sfidën e parë në transfertë me Levanten.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN