MENU
klinika

Nga New York Times

Referendumi do të jetë “shpëtimi” i Britanisë…

19.01.2019 - 11:19

Një demokraci që nuk mund të ndryshojë mendjen e saj nuk është më demokraci…

U deshën më shumë se 30 muaj që të kuptohej me të vërtetë se ç’do të thoshte Brexit.

Të martën Parlamenti votoi për marrëveshjen e propozuar të kryeministres May, me 432 vota kundër dhe 202 pro.

Ky, natyrisht, nuk ishte votim për të qëndruar në Bashkimin Europian. Ai reflektoi zemërimin e konservatorëve, dhe të tjerëve. Mbi të gjitha, pasqyroi një rrëmujë totale, paaftësinë e Majit për të arritur një marrëveshje të pranueshme.

Votimi, humbja më e madhe për një kryeministër në historinë britanike, e bën më të mundshme që afati i 29 marsit të shtyhet. Gjithashtu e bën më të mundshëm, mbajtjen e një referendumi të dytë.

Ndërsa Timothy Garton Ash, historiani dhe autori britanik, shkroi nga Parlamenti: “Kjo rrit shanset për zgjedhje dhe shanset që Britania të mbetet aty ku ka vendin…në Evropë”.

Britanikëve iu thuhet se një votim i dytë do ta përçante Britaninë dhe madje do të shkatërronte demokracinë britanike.

Por Britania është e përçarë, në një mënyrë apo në një tjetrën dhe nuk është gati të shërohet. Sondazhet e fundit tregojnë se shtetasit britanikë tani kërkojnë një votim të dytë dhe nëse vërtetë votohet përsëri, vendimi për t’u larguar ka gjasa të përmbyset.

Vende të tjera të bashkimit, përfshirë Danimarkën dhe Irlandën, kanë votuar dy herë mbi traktatet e Bashkimit Evropian dhe kanë ndryshuar rezultatin fillestar. Ato janë ende demokraci të lulëzuara. Pra, njerëzit ndryshojnë mendje dhe demokracitë mbijetojnë.

Projektligji për divorc, për të cilin Britania ra dakord, do të ishte rreth 50 miliardë dollarë.

Partia Laburiste e Corbyn, por jo vetë Corbyn, favorizon qëndrimin në Bashkimin Evropian.

Britania është një demokraci parlamentare. Ndërsa Hugo Dixon, zëvendëskryetari i Votimit të Popullit, shkroi në të përditshmen franceze Le Monde se Parlamenti do të duhet të miratojë një ligj të ri për të autorizuar këtë referendum të dytë.

Dixon tha se fushata për një referendum të dytë do të duhej të përqendrohej në çështjet reale që shkaktuan votimin e Brexit: imigracioni, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor, etj.

Nuk ka zgjidhje të mira për bllokimin e tanishëm por një referendum i dytë është alternative më pak e keqe. Të rinjtë britanikë meritojnë të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

Roger Cohen ka qenë kolumnist i The Times që nga viti 2009. Kolonat e tij shfaqen të mërkurën dhe të shtunën. Ai u bashkua me The Times në vitin 1990 dhe ka shërbyer si korrespondent i huaj dhe redaktor./konica.al