MENU
klinika

Reagimi i francezit

Ribery shpërthen ndaj atyre që e fyen për biftekun

05.01.2019 - 15:24

Mesfushori francez i Bayern Munchen, Franck Ribery ka reaguar ashpër pas kritikave që mori për ngrënien e biftekut të larë në ar.

Francezi shfrytëzoi pushimet e tij në Dubai për të vizituar restorantin “Nusr-Et” dhe për të shijuar një biftek të larë në flori 24-karatësh, që kushton 1200 euro.

Nusret Gökçe, i njohur gjerësisht si “Salt Bae”, e mirëpriti dhe i shërbeu vetë francezit të Bayern Munchen.

“Të fillojmë me xhelozët, urrejtësit, ata që lindin vetëm për shkak të një vrime në prezervativ: Ua q**** nënat, gjyshet dhe po ashtu edhe trungun familjar. Nuk u kam borxh asgjë”, – ka thënë Ribery.

“Suksesi im është falë Zotit, meje dhe atyre që më duan dhe që besuan në mua. Kurse për tjerët, ju nuk jeni asgjë më shumë se guralecë në çorapet e mia” – përfundoi Franck Ribery.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN