MENU
klinika

Njoftimi i MB

Rikthehen reshjet/ “Zonat që janë bllokuar”

23.01.2019 - 09:47

Reshjet e borës dhe të shiut janë rikthyer sërish në vend, duke krijuar probleme në qarqe të ndryshme.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione në lidhje me reshjet e shumta të shiut që kanë rënë ditët e fundit.

Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se disa zona janë të bllokuara për shkak të reshjeve të shumta të borës. Nisur nga kjo ministria njofton se po punohet për përmirësimin e situatës.

NJOFTIMI I PLOTË

Situata ne prefektura deri ne ora 9.00 si me poshtë: Qarku Shkodër.

Bashkia Shkodër:

Aksi rrugor rural Shkodër-Bregu i Lumit është ende i bllokuar në Malin e Shoshit, ku ka rreth 70 cm dëborë. Po punojnë 2 borëpastruese.

Aksi rrugor rural Bogë-Theth është i bllokuar në Qafë Thore, ka mbi 2 metër dëborë. Të gjithë fshatrat e njësisë administrative Shalë dhe Shosh janë të bllokuara nga dëbora, ku trashësia është rreth 70 cm.

Bashkia Vau Dejës:

Aksi rrugor Drisht-Shllak vazhdon të jetë i bllokuar. Aktualisht po punon 1 fadromë e bashkisë.

Bashkia Malësi e Madhe:

Aksi rrugor rural Gropat e Selcës-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë.

Bashkia Fushë-Arrëz:

Situata në këtë bashki paraqitet e stabilizuar si pasojë e rritjes së temperaturave. Në njësinë administrative Iballë është punuar për zhbllokimin e disa rrugëve rurale në disa fshatra, të cilat vazhdojnë të jenë të bllokuara.
Qarku Dibër.

Akst rrugore nacionale janë të qarkullueshme pa probleme, përveç aksit rrugor Ura e Çerenecit-Steblevë, ku në segmentin Klenjë-Steblevë ka pasur vështirësi nga ngrica. Rrugët rurale të fshatrave të bllokuara që lidhen me qendrat e njësive administrative janë: Fshati Ketë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos, si dhe pjesërisht fshatrat e njësisë administrative Muhurr dhe Zall-Dardhë, bashkia Dibër. Punohet per hapjen e tyre

Qarku Kukës.

Në të gjithë qarkun akset rrugore nacionale kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Kryqëzimi Domaj-Draj Reç që është qarkulluar pjesërisht me zinxhirë.

Bashkia Kukës:

Aksi rrugor për në njësinë administrative Arrën vazhdon të jetë ende i bllokuar. Të bllokuara janë një pjesë e rrugëve rurale të fshatrave të njësisë administrative Kalis, Bushtricë dhe Grykë-Çajë.

Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë:

Punonjës 15 dhe 6 fadroma.

Bashkia Tropojë:

Të gjitha qendrat e njësive administrative janë të kalueshme me akset rrugore nacionale. Po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative Lekbibaj me fshatrat saj.

Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë: Punonjës 6 dhe 2 fadroma.

Qarku Gjirokastër.

Akset rrugore nacionale dhe rurale kanë qenë të gjitha të kalueshme normalisht. Rrugët rurale të fshatrave kanë qenë të kalueshme pa probleme, përjashtuar aksin rrugor Kolonjë-Golem që qarkullohet pjesërisht me vështirësi.

Qarku Elbasan.

Bashkia Librazhd:

Të gjitha akset rurale kanë qenë të hapura, përveç rrugës rurale Togëz-Qarrishtë, e cila vazhdon e bllokuar në segmentin Ligavec-Qarrishtë dhe për këtë arsye mbetet i bllokuar edhe fshati Qarrishtë. Në njësinë administrative Orenjë rrugët e fshatit Dranovicë dhe Kostenjë janë të bllokuara, por po punohet për hapjen e tyre.