MENU
klinika

Moti i keq

Rikthehet bora, bllokon disa fshatra

31.01.2019 - 09:01

Reshjet e borës janë rikthyer sërish në vend, duke bllokuar disa fshatra.

Në qarkun e Dibrës, në disa zona të thella trashëësia ka arritur deri në 30 cm.

Fshatrat Lurë, Kalaja e Dodës, Selishta, Sllova janë të bllokuar.

Të bllokuara janë edhe fshtrat e njësisë administrative Zall-Dardhë.

Probleme ka pasur edhe në qarkun e Korçës, ku në Dardhë trashësia e borës ka shkuar në 30 cm, në Voskopojë 20 cm, në Qafë Qarri 25 cm.

Akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa pjesërisht me zinxhirë kalohet rruga Korçë-Voskopojë.

Ndërkohë vijojnë të mbeten të bllokuara zonat e Lekasit, Velcan dhe Dardhas. E kalueshme me zinxhire edhe aksi Erseke-Leskovik, Korce-Pustec.