MENU
klinika

Intervista

Robert De Niro: Trumpi është…

07.01.2019 - 18:03

Aktori hollywoodian, Robert De Niro, vazhdon të jetë një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit amerikan, Donald Trump. Në një intervistë për The Guardian, De Niro e quan Trumpin racist dhe supermacist të bardhë.

Aktori 75-vjeçar thotë se Trumpi po sjell dëme të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur e shihni dikë si Trumpi duke u bërë president, mendoni… në rregull, të shohim se çfarë do të bëjë, ndoshta do të ndryshojë’… Megjithatë, ai po bëhet gjithnjë e më i keq. Ai është një racist i vërtetë. Kam menduar se si një njujorkez e kupton diversitetin në qytet, por ai është po aq i keq siç kam menduar më herët se është, dhe po bëhet gjithnjë e më i keq. Është turp. Është diçka shumë e keqe për vendin”, – tha De Niro.

Më tej, De Niro ka përmendur edhe disa personalitete famëkeqe.

“Kanë qeshur edhe me Hitlerin. Të gjithë duken qesharakë. Hitleri është dukur qesharak, Mussolini është dukur qesharak, ashtu siç duken qesharakë edhe diktatorët dhe despotët tjerë, edhe Trumpi”, – ka thënë ai.

Ndër të tjera, thotë se e shqetëson fakti se në një të ardhme, njerëzit do ta shohin Trumpin si shembull dhe se ai, do të ketë ndikim tek popullata. The Guardian shkruan se Trumpi e De Niro, kanë disa gjëra të përbashkëta.

Të dy janë sipërmarrës dhe zotërojnë hotele e restorante. Të dy, janë rreth të 70-tave. Dhe, të dy janë njujorkezë që ‘ofendojnë haptas’.