MENU
klinika

Fenomeni

Ronaldo: President i Inter? Nuk kam aq pará

02.01.2019 - 18:35

Historia e Ronaldos tek Inter mbahet mend nga të gjithë, madje edhe në Shqipëri shumë dashamirës të futbollit u bënë tifozë me ekipin zikaltër vetëm prej fenomenit brazilian.

Në mendjen e tifozëve të Interit nuk do të ketë kurrë një sullmues tjetër si Luis Nazario Da Lima, “Fenomeni” Ronaldo. Edhe vetë braziliani në fakt mendon vazhdimisht për zikaltrit dhe eksperiencën e tij në Itali, ku u kthye në një nga emrat më të njohur të futbollit botëror.

Ronaldo tashmë ka nisur një karrierë të re, si president i Valladolid në La Liga dhe për momentin e sheh të pamundur që një rol të ngjashëm ta kishte edhe në kampioantin italian.

“Punohet shumë dhe fitohet gjithnjë e më pak. Unë president në Itali? Nuk e di, jam shumë i zënë me punë dhe i lumtur me këtë sfidë të re. Një ditë tek Inter? Nuk e kam menduar, e kam gjithmonë në zemër dhe nuk e përjashtoj, por nuk kam pará për të blerë Inter, ndaj po vazhdoj me Valladolid”, – tha ai.

“Inter është një skuadër në rritje. Juventus është dukshëm më i fortë, edhe Napoli është në rritje, por Juve mbetet shumë më para. Jam i lumtur për Interin, edhe pse në Champions ka zhgënjyer, shpresojmë t’u japë ndonjë kënaqësi tifozëve.

Nuk pritej ai barazim ndaj PSV, por në futboll surprizat janë normale. Situata është në përmirësim. Icardi? Ai është një flamur për Interin, një lojtar i rëndësishëm, nuk është e lehtë të shesësh një lojtar të tillë, me një rrogë kaq të lartë e që kushton kaq shumë”, – tha Ronaldo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN