MENU
klinika

Pse se lashë gruan të shkonte

Rrëfehet autori i krimit të dyfishtë në Ballsh!

03.01.2019 - 17:47

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së dyfishtë në Ballsh pasditen e djeshme.

Gazment Musta ka deklaruar para grupit hetimor se shkak nuk ka qenë xhelozia, por kërkesa e saj për të shkuar te prindërit. Ai është shprehur se nuk e lejoi gruan që të shkonte te prindërit e saj për Vitin e Ri, pasi nuk kishte marrëdhënie të mirë me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Ajo më kërkoi që të shkonte te prindërit, por nuk e lejova, pasi nuk shkoja mirë me ata” , mësohet se ka thënë autori.

Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës dy fëmijët e çifit 3 dhe 7-vjeç ishin në banesë, por jo në dhomën që ndodhi ngjarja, ndërsa fqinjët tregojnë se ishin mjaft të tronditur. Ata thonë se fëmijët bërtisnin “Çfarë i bëre mamit, çfarë i bëre mamit”. Ai i mori në krahë dhe iku, – thonë ata.

Musta kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë për festat dhe kur u kthye gjeti në banesë gruan dhe kunatën, e cila kishte ardhur që të merrte motrën për të shkuar te prindërit. Kërkesa e bashkëshortes u refuzua nga 34-vjeçari, që kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia.

Pas sherrit, Musta e goditi gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe me thikën e bukës disa herë duke e lënë të vdekur, ndërsa kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti e vdekur.

Dy motrat Caushaj u përcollën sot në orën 13:00 për në banesën e fundit në fshatin Drizar.

Gazmend Musta rrezikon burg të përjetshëm para Krimeve të Rënda.