MENU
klinika

Faktorët ndikues

Rritet papunësia, pse?

14.01.2019 - 14:51

Papunësia përbën një ndër sëmundjet më të rënda makroekonomike, kështu do të ishte më e lehtë të parandalohej sesa të kurohej. Shqipëria njihet për normën e lartë te papunësisë, kjo situatë  konsiston në një vatër dhe varg problemesh ekonomike si taksat, inflacioni, pagat, trasparenca, stili i jetesës etj.

Si mund të analizohet ky fenomen?

Sipas Insat papunësia preku minimumin e saj ne 2008 me 13.4 % nga 14.2%, pra rreth 3000 të papunë më pak. Ky fenomen u forcua edhe si pasojë e krizës ekonomike dhe punësimit në sektorin privat të shërbimeve publike. Konkretisht punësimi në sektorin e shërbimeve me 8.4 % në industri 7.3 % dhe në bujqësi me 1.5 %.

Papunësia konsiston në një sfidë rutinë e ajo çka bie në sy është reduktimi i “pjesmarrësve” në shkolla profesionale si elektriçistë, ndërtues, hidraulikë e orientim masiv i i shoqërisë drejt punëve të shkencave shoqërore si juristë, ekonomistë, inxhinier etj., të paguara mirë por që mbartin mbrapa shumë të rinj në pritje për t’u angazhuar. Sipas Instat nxënësit që kanë frekuentuar shkollat publike arrin në 20.6 %, ndërkohë që 79.4 % e nxënësve ndjekin gjimnazin e përgjithshëm. Një stad i tillë social bën të mundur një avantazh ekstra drejt papunësisë e njëkohësisht mangësisë në punët bazë për të cilat shoqëria ka nevojë.

Shqipëria ka një nivel jo të njëjtë papunësie, kështu ajo paraqitet më e lartë në Lezhë, Vlorë, Berat, Shkodër etj. Ndërkohë në Tiranë papunësia ra me 3.4 %, gjë e cila erdhi si pasojë e rritjes së numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe të industrisë teksa punësimi në sektorin e shërbimeve ka rëne.

Vende të tilla si Dibra, Korça dhe Elbasani janë qarqet me normat më të ulëta të papunësisë në  vend ku shifrat variojnë në 7,7.5 dhe 8.2 %.

Pikërisht kjo papunësi është ajo e cila po degradon vendin tonë drejt emigrimit ndërkombëtar në vende të tilla si: Gjermania, Anglia, Zvicra etj., ku çdo ditë e më tepër ndjehet një zbrazëti kombëtare dhe atdheu është kthyer në një arenë që po braktiset nga intelektualë e njerëz në kërkim të një të ardhmje më të mirë. Kështu sipas Instat popullsia e Shqipërisë rezulton me 2.870.324 banorë duke pësuar një rënie të ndjeshme me 0.2 % krahasuar me 1 janar 2017, ku rezultojnë 1.438.609 burra dhe 1.431.715 gra që kanë emigruar drejt një vendi më “komod”.


Nga pikpamja ekonomike një papunësi e lartë do të thotë rënie në GDP-në e vendit e të ardhura zbritëse. Njëkohësisht të papunët janë një barrë e rëndë financiare për qeverinë, sepse kjo e fundit përballon fondet për dhënie ndihme për të papunët e si rezultat i humbjes të vendit të punës kemi pasoja jo vetëm në makroekonomi por edhe në mikroekonomi pasi një gjendje e tillë çon në uljen e nivelit të jetesës për të papunët dhe familjes së tyre, mbasi tani ato do të konsumojnë më pak të mira e shërbime.

Çfarë mund të themi si përfundim për situatën dhe fenomenin e papunësisë në Shqipëri?
Si përfundim, vendi ynë po shfaq simptomat e kësaj sëmundje politike e sociale, rrënjët e së cilës po ushqehen çdo ditë nga politika e cila rezulton të jetë e prekur vetë nga një sëmundje e pashërueshme. Politikat ekonomike duhet të ndryshojne!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN