MENU
klinika

Moti i keq

Rritja e temperaturave shkakton probleme në Elbasan

20.01.2019 - 13:59

Rritja e temperaturave ka sjellë problematika në disa akse rrugore. Kjo për faktin se kanë shkaktuar shkrirjen e borës.

Shkrirja e borës ka sjellë pasojat e para në disa zona.

Problematike paraqitet situata në rrugën e vjetër Tiranë – Elbasan. Në kilometrin e 33-të të këtij aksi ka pasur rrëshqitje dherash për shkak të shkrirjes së borës, duke bllokuar kështu rrugën.