MENU
klinika

Në Muzeun Historik Kombëtar

Rrugëtimi i Ismail Qemalit në konferencë shkencore

24.01.2019 - 10:50

Muzeu Historik Kombëtar po zgjohet çdo ditë e më shumë në shumë aktivitete. Një ngjarje e rëndësishme do të zhvillohet në ditën e hënë në orën 11:00. Në nivelin kombëtar ngjarja më e rëndësishme përkon me nderimin e figurave të Shqipërisë. Sivjet është viti i Ismail Qemalit.

Në përkujtim të këtij personaliteti emblematik dhe nga më kryesorët në historinë e Shqipërisë, figurës së Ismail Qemalit, do të organizohet një ekspozitë me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”.

Gjithashtu do të organizohet dhe një tryezë e rrumbullakët shkencore. Fokusi do të përqëndrohet në veprimtarinë e Ismail Qemal Bej Vlorës dhe në rolin e këtij personaliteti të shquar në çështjen shqiptare.

Në të do flasin profesorë të njohur në fushën e historisë si Prof. Dr. Valentina Duka, Prof. Dr. Kaliopi Naska, Prof. Dr. Nevila Nika, Prof. Dr. Frederik Stamati, Dr. Ariola Prifti, Dr. Paulin Marku dhe Dr. Ardit Bido.

Ismail Qemali ka lindur në Vlorë, më 24 janar të vitit 1844. Ai është një nga ato personalitete që shtrihen në shumë rrafshe (fusha) të veprimtarisë së tij. Familja e tij ka qenë familje me status të lartë në Perandorinë Osmane.

Ka qenë publicist, nënpunës i Perandorisë Osmane, më pas u bë kryeminsitri i parë i Shqipërisë, veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare dhe themelues i shtetit shqiptar.

Ishte një polIglot dhe dinte fare mirë si turqisht, italisht, greqishten e vjetër, latinisht etj. Diplomat dhe më e rëndësishme firmëtar i parë i Deklaratës së Pavarësisë dhe Kryetar i Këshillit të Ministrave të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë.

Studimet e mesme i kreu në gjimnazin e ‘’Zosimea-s’’ në Janinë. Ka qenë drejtor i Bibliotekës së ministrisë kur ministria e jashtme udhëhiqej nga Fuad Pasha. Më pas u emërua shef i kabinetit të Ismail Rahmi Pashës, ungjit të tij.

Më 1865 u rikthye në zyrën e përkthimeve të Portës së Lartë. Në vitin pasues emërohet si Sekretar i Përgjithshëm në Janinë. Ka qenë gjithashtu gjatë kësaj periudhe redaktor i një reviste turko-bullgare që dilte në Rusçuk, titulluar Istoènik Mnenija/Mecra-i Efkâr (Rryma e ideve).

Ismail Qemali e emërouan Valiut të Varnës ku nisi projektin për portin. Në prill të 1870 iu dha roli i kryetarit të Komisionit Evropian të Danubit, si delegat osman.

Pas rënies së kabinetit të dytë dhe burgosjes së Mid’hat Pashës u syrgjynos në Anadoll, në Kytahja. Më pas u emërua vali në Mardin, Mesopotami. Më 1890 paraqiti tek Porta dorëheqjen nga posti, por jo shumë kohë më pas u caktua vali i vilajetit të Beirutit.

Më 1892 i u emërua vali i Gjiritit po atë vit. Më 1 maj 1900, pasi duhej të nisej për të marrë postin e tij, u arratis nga perandoria nën mbrojtjen e britanikëve, pasi kishte kërkuar strehim në ambasadën angleze në Bosfor.

Ismail Qemali u dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjeve kundër osmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi memorandumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912.

Ai është organizuesi kryesor i Kuvendit Kombëtar dhe organizator i ngritjes së flamurit më 28 Nëntor. Ngjarja më kulminante i shtetit shqiptar dhe i kombit shqiptar gjithashtu.

Në pragun e Luftërave Ballkanike shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t’u jepte shqiptarëve autonominë. Në këtë kohë mendohesh se do të jepej pavarësia ndaj shteteve të ngelura të Perandorisë Osmane në kalbjen e saj. Konstitucionalizmi flitej në çdo qark patriotik të Shqipërisë.

Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike së bashku me Luigj Gurakuqin ndërmori një aksion të ri politik për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Në Bukuresht më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë dhe nga qarqet e Fuqive të Mëdha.

Në fillim të janarit të vitit 1913, Qeveria e Përkohshme Shqiptare, e kryesuar nga Ismail Qemali, u dërgoi ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, të mbledhur në Konferencën e Londrës, një memorandum për të mbrojtur kufijtë natyrorë shqiptarë.

Ismail Qemali ndëroi jetë në Peruxha të Italisë më 26 janar 1919. Sipas shumë dyshimeve historike mendohet se e kanë tradhëtuar njerëzit të afërm ku ai bashkëpunonte. Ai ngelet një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.