MENU
klinika

DEKLARATA

Ruçi urim për zyrtarët e lartë të sapozgjedhur të Kongresit të SHBA

05.01.2019 - 10:06

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar zyrtarët e lartë të sapozgjedhur të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në urimin e tij, Ruçi iu shpreh drejtuesve të Kongresit besim në bashkëpunimin tonë me Dhomën dhe Senatin.

“Ju në krye të Komitetit të Jashtëm të Dhomës, lajm i gëzueshëm për shqiptarët. Ju jeni mbrojtësi më i spikatur i çështjeve të Shqipërisë dhe Kosovës. Votat e shqiptaro-amerikanëve, mirënjohje për përkushtimin tuaj”, thuhet në mesazhin e Ruçit për Eliot Engel i cili është zgjedhur në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Por kështu Ruçi ka uruar edhe Steny Hoyer.
“Demokratët nën lidershipin tuaj janë garanci për Amerikën dhe botën, garanci për zhvillimin e demokracinë”, i ka shkruar Ruçi Hoyer.

Ndërsa senatorit James Risch, Ruçi i ka shkruar se Komiteti i Jashtëm i Senatit nën drejtimin e tij do t’i japë mbështetje popujve dhe qytetërimit.